Tema e pishinave publike në natyrë ka qenë një temë e nxehtë në Gjermani
Kancelari gjerman, Olaf Scholz nuk ka shkuar për të notuar në një pishinë publike prej më shumë se 40 vitesh. 65-vjeçari u tha gazetarëve se pishina e fundit publike ku ai notoi ishte në një lagje të qytetit të Hamburgut, ku ai u rrit.
Megjithatë, kancelari vuri në dukje se ai vizitoi një pishinë publike në zonën e tij zgjedhore në Potsdam vetëm vitin e kaluar, por jo për të notuar. Socialdemokrati vizitoi pishinën për të diskutuar çështjet me votuesit.Pishinat publike në natyrë kanë qenë një temë e nxehtë politike në Gjermani javët e fundit pas disa përleshjeve të mëdha që përfshinin adoleshentë dhe të rinj, veçanërisht në Berlin.
”Nga incidente të tilla nuk duhet të fshihemi. Duhet të bëhet e qartë se ne si shtet nuk do ta tolerojmë këtë”, deklaroi Scholz duke mbështetur idenë e rritjes së numrit të efektivëve të policisë për të kontrolluar dhunën në pishinat publike.
Klan News
Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…
Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…
“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…
Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…
Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…