25 përqind e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës janë tërhequr nga pjesa veriore e Mitrovicës.
Këtë për rtv21.tv e konfirmoi zëdhënësi i policisë atje, Veton Elshani.
“Pas pranimit të vendimit të Qeverisë nga ana e menaxhmentit të Policisë, i njëjti është dërguar në terren për ekzekutim. Vendimi i Qeverisë së Kosovës ka filluar të implementohet dje dhe ka përfunduar sot”, tregoi Elshani.
Reduktimi i policëve nga dhe përreth komunave me shumicë serbe në veri është pjesë e planit katër-pikësh të dakorduar mes Kosovës dhe Serbisë, për shtensionim të situatës në veri.
Pas këtij ekzekutimi, hapi i dytë është monitorimi i situatës nga Policia e Kosovës me KFOR-in dhe EULEX-in, çka do të pasojë me reduktim edhe të mëtejmë të policisë dhe më pas mbajtja e parakohshme zgjedhjeve në katër komunat veriore.
Hapi i fundit është zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit dhe Ankesit të saj. /21Media
Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…
Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…
“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…
Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…
Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…