Categories: MAQEDONI

I nxehti Afrikan kaplon vendin tonë

MJEKET REKOMANDOJNË QË TË EVITOHET QËNDRIMI NË DIELL

Vendi ynë nga dita e sotme hyn në fazën portokalli. Temperaturat ditore në disa pjesë të vendit do të shkojnë deri në 42 gradë.

Nga DPHM njoftojnë se temperatura të ngjashme në vendin tonë do të ketë edhe në ditët në vazhdim.

“Zona jonë është nën ndikimin e valës së të nxehtit dhe që nga sot është aktivizuar faza portokalli e rrezikut nga temperaturat e larta në të gjithë territorin e vendit tonë. Sot gjatë ditës, temperaturat maksimale do të jenë ndërmjet 32 deri në 42 gradë celsiusë ndërsa UV indeksi do të jetë shumë i lartë dhe do të jetë 10. Në Shkup dhe rrethinë temperatura maksimale do të arrije deri në 40 gradë celsius” – tha Juliana Fidanovska Mishkoska, meteorolog kujdestar.

Nga DPHM gjithashtu njoftuan se temperatura të ngjashme do të kemi edhe në ditët në vijim, duke kaluar në disa vende edhe 42 gradë celsius. Përveç temperaturave të ditës pritet që edhe gjatë natës temperaturat të jenë të larta.

Për shkak të motit të nxehtë, Qeveria rekomandon lirimin nga detyrimet e punës të grupeve më të rrezikuara të popullsisë, si personat mbi 60 vjeç dhe si gratë shtatzëna. Mjeket rekomandojnë që të evitohet qëndrimi në diell pa nevojë dhe të konsumohen më shumë lëngje. /KlanMacedonia/

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago