Categories: RAJON

15 punëtorë vdiqën në vendin e punës për gjashtë muaj në Kosovë

38-vjecari që humbi jetën në vendin e tij të punës është rasti i 15 që ka përfunduar me fatalitet, në vendin e punës, që nga janari i këtij viti e deri më tash.

Një ditë më parë, Policia njoftoi se 38 vjecari ishte lënduar derisa ishte duke punuar në një objekt në Fushe Kosovë, dhe se nuk kishte mundur t’u mbijetoj plagëve.

Nga Sindikata e Punëtorëve e sektorit privat thonë se ky vit është më i rëndi që nga paslufta për nga numri i rasteve me fatalitet që kanë pësuar në vendet e punës.

“Për nga numri i puntorëve të vdekur në vendin e tyre të punës, është ndoshta viti më famkeq, sepse vetëm në 6 mujorin e gjysmë ose mund të themi edhe në javën e parë të këtij muaji kemi 15 raste të vdekjeve në vendet e punës, që kryesisht është edhe shumë e rende ajo që këta puntor që kryesisht mosha e tyre është e re”, ka deklaruar Jusuf Azemi – Sindikata e bashkuar e sektorit privat.

Azemi apelon tek institucionet e Kosovës që të ndërmarrin masa, për të përmirësuar gjendjen, teksa tregon shkaqet që kanë ardhur deri tek vdekjet në shumicën e rasteve.

“Pasojat e vdekjeve janë pothuajse të njëjta, njëfarë forme mospërcjellja e kompanisë për rreziqet e punës që bëjnë punëtorët e sektorit privat në Kosovë, dhe normal mosdisiplinimi po them edhe i kompanive nga ana e institucioneve shtetërore, nga inspektorati i punës, për të cilën në terren po shihet se gati nuk bëjnë asgjë”, ka thënë ai.

Në lidhje me veprimet e marra në rastin e fundit, dhe për rastet e tjera, nuk kanë kthyer përgjigje nga inspektorati i punës, institucion i cili aktualisht ka mbi 30 inspekorë.

Ndërkohë që 96 punëtorë kanë humbur jetën në vendin e tyre të punës, nga viti 2018 e deri më 2022.

Sipas Policisë së Kosovës, nga fillimi i vitit e deri në muajin mars, janë 39 raste që kanë të bëjnë me veprën penale “asgjësimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”, e që në tërë vitin e kaluar kanë qenë 177 raste të tilla.

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago