Categories: MAQEDONI

Temperaturat në fazën e portokalltë, Qeveria miraton këto vendime

Qeveria e Maqedonisë së Veriut në seancën e sotme e shqyrtoi Informacionin nga Ministria e Shëndetësisë në lidhje me temperaturat e larta që pritet të arrijnë gjatë katër ditëve të ardhshme. Shteti, siç njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë, pas marrjes së informacioneve nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike, nga nesër më 13 korrik do të përfshihet nga temperaturat e larta.

Për shkak të temperaturave të larta, Qeveria rekomandon lirimin nga puna të grupeve të rrezikuara, siç janë gratë shtatzëna dhe personat mbi 60 vjet. Po ashtu në çerdhe nuk duhet të ketë aktivitete fizike për fëmijët në hapësira të hapura nga ora 11:00 deri në ora 17:00, kurse njësitë e vetëqeverisjes lokale, Kryqi i Kuq dhe Qendrat për Punë Sociale të ofrojnë ndihmë për të moshuarit e vetmuar dhe të pastrehët.

“Qeveria po ashtu vendosi që organet shtetërore dhe institucionet të respektojnë rekomandimet. Qeveria rekomandon që sektori privat të organizojë orarin e punës me qëllim që të mbrojë punëtorët nga dielli nga ora 11:00 deri në ora 17:00. Të gjitha subjektet juridike që kanë aktivitete në hapësira të hapura, të ndalojnë me aktivitet nga ora 11:00 deri në ora 17:00, posaçërisht për punëtorët e krahut”, thuhet në njoftimin e Qeverisë. Masat do të jenë në fuqi nga 13 deri më 16 korrik, deri në vendimin tjetër.

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago