Categories: MAQEDONI

Besimi: Qytetarët kursimet e tyre t’i investojnë në fletobligacione!

Ministri i Financave, Fatmir Besimi në “Summer Click” në TV21 tha se afati për blerje të fletobligacionit për qytetarët skadon sot në orën 14:00. Besimi dha mesazh për qytetarët që kursimet e tyre t’i investojnë në fletobligacione.

“Qëllimi i fletobligacionve është të zhvillojë tregun e kapitalit dhe t’u japë qytetarëve një instrument të ri për të investuar kursimet e tyre. Kemi dy vjet që kemi inflacion, arritëm ta reduktojmë shifrën në njëshifrore në qershor. Kjo është një mundësi që qytetarët të investojnë kursimet e tyre, nga njëra anë është një investim që do t’u sigurojë përfitime të tjera në të ardhmen, ndaj rekomandoj që kursimet e tyre t’i investojnë në fletobligacione. Kemi planifikuar që deri në fund të vitit të kemi 54 milionë euro nga qytetarët dhe për herë të parë qytetarët të kenë këtë lloj raporti, për të vendosur kontakte me qeverinë, me buxhetin. Kjo do të zvogëlojë edhe ekonominë gri”, tha Besimi.

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago