Categories: SHOWBIZSPORT

73-vjeçari Arsene Wenger shijon pushimet në Mykonos me një grua misterioze

Arsene Wenger u pa duke shijuar verën e tij teksa pushonte në plazh i shtrirë përkrah një bruneje mahnitëse.

Trajneri legjendar i Arsenalit u largua nga skuadra në vitin 2018 pas 22 vitesh shërbimi dhe fitoi tre tituj të Premier League dhe shtatë FA Cup.

Në nëntor 2019, francezi u emërua si Shefi i Zhvillimit Global të Futbollit të FIFA-s – një rol që e ka parë atë të propozojë një përditësim radikal të rregullit jashtë loje, shkruan The Sun.Por, para kësaj Wenger tani ka marrë kohë për t’u çlodhur dhe për të kapur pak diell plazhi.

Wenger shoqërohej nga një brune misterioze me bikini kafe teksa ishte shtrirë në një shtrat dielli në Mykonos, Greqi.Ndërsa ishte shtrirë, Wenger u pa veshur me një bluzë të bardhë dhe disa syze dielli.

I mbiquajtur “Le Professeur”, Wenger u fotografua më vonë duke u zhytur në detin Egje ndërsa kishte veshur mbathje noti të kaltër të errët. Më pas ai u mbështoll me një peshqir pasi u kthye në plazh.

Ish-bosi i Arsenalit u nda nga ish-gruaja e tij Annie Brosterhous në vitin 2015 pas një martese pesë-vjeçare.
Në një foto tjetër, një tjetër shoqëruese pranë Wengerit i zhveshi të gjithë duke shijuar rrezet ‘topless’.Annie, një ish basketbolliste olimpike franceze, filloi lidhjen e saj me Wenger në mesin e viteve ’90, përpara se dyshja të mirëpritën vajzën Lea në 1997.

Destinacioni popullor i pushimeve më parë ka mirëpritur yje si Jack Grealish, Raheem Sterling dhe ylli i ri i Manchester United, Mason Mount. /Telegrafi/

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago