Categories: SHOWBIZ

Taylor Swift habitet kur shikon fansat duke hedhur gjësende teksa largohet nga një koncert

Fansat e Taylor Swift kanë shprehur tërbimin e tyre pasi u shfaqën pamjet e pjesëmarrësve të koncertit duke hedhur sende drejt këngëtares.

Një trend i çuditshëm është shfaqur kohët e fundit kur muzikantët duhet të durojnë që t’u hidhen sende gjatë performancës live, me Harry Styles së fundmi që u godit në fytyrë ndërsa ishte në skenë.

Bebe Rexha pësoi një dëmtim të madh në sy, teksa shfaqi mavijosjen në fytyrë pas një incidenti, ndërkohë që artistja shqiptare Ava Max u godit me shuplakë nga një individ gjatë një shfaqjeje.Adele madje dha një paralajmërim gjatë një prej performancave të saj në Las Vegas, duke u thënë të pranishmëve në publik që as mos të tentojnë të gjuajnë.

Në një video të re që u postua në TikTok, Taylor ishte duke ecur, e rrethuar nga anëtarët e stafit të sigurisë, gjersa fansat i bërtisnin asaj nga lart.Disa u shfaqën më pas në klip duke i hedhur diçka, për të cilën pretendohej se ishin byzylykë, teksa 33-vjeçarja në ato momente ngeli e habitur.

Rojet e sigurisë shiheshin duke u përpjekur ose të kapnin ose t’i largonin objektet, ndërsa fansat lart bërtisnin të emocionuar kur panë këngëtaren.

Videoja që atëherë është rishpërndarë në Twitter, ku shumë nga fansat reaguan të zemëruar nga trajtimi që po i bëhet këngëtareve në vazhdimin e këtij trendi.

Një person vuri në dukje se artistët mund të përfundojnë duke u penguar të shkojnë në turne nëse vazhdojnë të përballen me të tilla gjëra. /Telegrafi/

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

2 years ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

2 years ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago