Categories: SHOWBIZ

Po ndjek hapat e motrës së saj, Rina Lipa së shpejti aktore si Dua!

Së fundmi është bërë e ditur se motra e këngëtares së njohur Dua Lipa, Rina po përgatitet të bëjë debutimin e saj të parë në botën e kinematografisë. Sipas Deadline, modelja do të luajë në një film artistik të përshtatur nga një roman klasik i Charles Dickens. Me aktorin Callas McAuliffe, filmi përshkruhet si një “suplement” i historisë klasike të Dickens. Ende nuk e dimë saktësisht se cili do të jetë roli i bukuroshes.

Rikujtojmë, se Rina Lipa u bë e njohur në vitin 2021 kur bëri paraqitjen e saj të parë në Javën e Modës në Milano. 22-vjeçarja ka nisur një karrierë si modele dhe duket se do të ketë një të ardhme të ndritshme përpara. Në të kaluarën, atë e kemi njohur përmes postimeve të Dua-s në rrjetet sociale, por tashmë ajo po e ndërton vetë emrin e saj. Rina Lipa është një kërcimtare, modele dhe yll i rrjeteve sociale.

Bukuroshja i bëri hapat e parë të modelingut në Javën e Modës në Milano në koleksionin vjeshtë 2021 të GCDS. Që atëherë, Lipa ka vazhduar të ngrihet duke u shfaqur në fushatat e Miu Miu, si edhe në fushatat e tjera reklamuese.

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago