Categories: SPORT

Misioni Champions, Partizani “mat” forcat me BATE Borisov

Partizani nis misionin Champions League, kampionët e Shqipërisë do të zbresin në fushën e lojës të martën në mbrëmje përballë BATE Borisov në “Air Albania”, në ndeshjen e parë kualifikuese.

“Të kuqtë” rikthehen nën simfoninë e Championsit pas sezonit 2019-2020, në atë kohë aventura zgjati vetëm 180 minuta pasi u eliminuan përballë Qarabag, ndërsa do të kërkojnë të përsërisin mrekullinë e para shtatë sezonesh, kur Partizani avancoi në Champions duke eliminuar hungarezët e Ferencvaros.

Kujtimet janë të largëta, por jo objektivi dhe misioni është përsëri i njëjtë, pasi tani statusi i skuadrës kampionë “peshon” disi.

Kampionët e Shqipërisë përjetuan një sezon të gjatë, me emocione që në fund u kurorëzuan me titullin kampion, por skuadra ka pësuar ndryshime në organikë.

Zoran Zekic është tashmë në krye të skuadrës dhe kujtimi i trajnerit Colella duket i largët.

Në skuadër ka pasur disa largime, por klubi ka lëvizur në merkato duke afruar emra me peshë si Grezda apo edhe Taipi.

Përballë është BATE Borisov, një skuadër që në faqet e saj të historisë mbart shumë kujtime nga ky kompeticion, por tani janë disi më të zbehta.

Ajo çfarë mund të ketë parasysh Partizani, është fakti se bjellorusët janë në gjysmën e sezonit, me skuadrën e BATE Borisov që renditet në vendin e 4 me 22 pikë, 10 më pak se vendi i parë, por prezantohen pas 3 fitoreve radhazi dhe 16 golave të shënuar dhe asnjë të pësuar.

Bjellorusët rikthehen në tokën shqiptare, pasi më parë kanë luajtur ndaj Skënderbeut (Champions League 2014-15) dhe u kualifikuan për më tej. /Supersport

Top Channel

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago