Categories: RAJON

Kurti: BE-ja po tregohet shumë e butë ndaj Serbisë

Kryeministri, Albin Kurti, ka thënë se është i gatshëm për një takim të radhës me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq për shtensionim të gjendjes.

Megjithatë, ai për BBC, ka shfaqur akuza të ashpra sërish ndaj Bashkimit Europian, se po sillet siç tha ‘shumë butë’ ndaj Serbisë.

”Tre policë tanë janë kidnapuar një muaj më parë në territor të Kosovës nga njësia speciale e policisë serbe. Dhe këtë ata nuk e quajnë ‘agresion serb’ ”.

BBC: Por, serbët thanë se ajo ndodhi në territorin e Serbisë?

“Kjo nuk është e vërtetë”.

“Kam ofruar dëshmi, të gjithë partnerët e mi dhe miqtë ndërkombëtarë e dinë që ngjarja ndodhi në Leposaviq”.

“Sipas mendimit tim BE është duke u treguar e butë me Serbinë në përpjekje ta largojë atë nga ndikimi i Kremlinit”.

“Ka të bëjë shumë me shtyrjen e Beogradit në drejtim të Brukselit dhe Washingtonit, kur në fakt Beogradi është shumë i lidhur me Kremlinin”.

BBC: Ju po akuzoni BE-në se po tradhton marrëdhëniet e forta me ju, sepse ata po përpiqen të shtyjnë presidentin serb Vuçiq dhe serbët që të largohen nga Putini dhe Rusia.

”Nuk kam shpjegim tjetër pse po tolerojnë kaq shumë, nuk di si t’i shpjegoj vetes dhe të tjerëve se sa të butë janë me Beogradin”.

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago