Udhëheqësit e NATO-s do të mblidhen ditën e sotme dhe të Mërkurën në Vilnius të Lituanisë ku do të diskutohet për situatën në Ukrainë dhe kërkesën e këtij shteti për t’u bërë pjesë e aleancës ushtarake.
Për këtë samit, ka reaguar dhe Kryeministri i vendit Edi Rama. Përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook, Rama shkruan se aletët e NATO-s janë në këtë takim më të fortë e të vendosur për të mbrojtur lirinë e sigurinë e popujve të Evropës.
“Mirëmëngjes dhe me mesazhin e këtij viti të Samitit të Vilnius, Lituani që i gjen aleatët e NATO-s më të fortë e më të vendosur, për të mbrojtur lirinë dhe sigurinë e popujve tanë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.
Ky takim i rëndësishëm në kryeqytetin lituanez do të ketë një siguri tepër të lartë. 16 vende aleate kanë dërguar raketa të sistemit Patriot, avionë luftarakë dhe forca të shumta. I pari që mbërriti në Vilnius ishte kryeministri kanadez, Justin Trudeau./tvklan.alwatch
Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…
Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…
“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…
Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…
Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…