Categories: BOTA

Shkollat në Tajvan trajnojnë nxënësit për armët

Shkolla e mesme e lartë “San Min” në qytetin jugor të Tajvanit ka krijuar së fundmi një poligon qitjeje me armë. Objekti i ndihmon studentët të mësojnë rreth Mbrojtjes Gjithëpërfshirëse, koncept i krijuar për të ndihmuar vendin të përgatitet për konflikt.

Mbrojtja Gjithëpërfshirëse ka të bëjë me kombinimin e burimeve civile dhe ushtarake drejt të njëjtit qëllim të ruajtjes së sigurisë kombëtare. Kjo përfshin civilët që mësojnë teknikat e ndihmës së parë, studiojnë pajisjet ushtarake, marrin pjesë në stërvitje e mësojnë përdorimin e llojeve të ndryshme të armëve të zjarrit.

Pologoni i qitjes është i hapur për nxënësit e shkollës së mesme “San Min”, si dhe për studentët e shkollave të tjera sipas kërkesës. Instruktorët ushtarakë janë të pranishëm për të ndihmuar studentët të praktikojnë qitjen me armë.

Kjo mënyrë e mësimit të studentëve mbi mbrojtjen vjen pasi stërvitjet ajrore dhe detare të Kinës kohët e fundit simuluan një rrethim të Tajvanit.

Tajvani nuk ka qenë kurrë pjesë e Republikës Popullore të Kinës, por Partia Komuniste në pushtet e kontinentit thotë se ishulli është i detyruar të bashkohet me Kinën, me forcë nëse është e nevojshme. Pekini ka kërcënuar se do të sulmojë nëse Tajvani shpall pavarësinë formale ose vonon bisedimet për bashkim.

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago