Categories: MAQEDONI

IRI: BDI prin bindshëm edhe te sondazhi amerikan

Sondazhi i ri i zhvilluar nga Qendra për Hulumtime Anketuese të Institutit Republikan Ndërkombëtar (IRI) në Maqedoninë e Veriut tregon mbështetje në rritje për anëtarësim në BE, nivel të ulët të besimit në sundimin e së drejtës dhe dallim në drejtimin e lëvizjes në nivel lokal dhe kombëtar.

Ndërsa të pyetur nëse këtë të diel do të mbaheshin zgjedhjet, përgjigjja e të anketuarve është si më poshtë:

VMRO-DPMNE: 19%
LSDM: 11%
BDI: 8%
ASH: 5%
Besa: 4%
E Majta: 4%
PDT: 1%
Alternativa: 1%
Asnjërën: 15%.

Sondazhi u krye në emër të Qendrës për Hulumtime Kërkimore nga Brima firmë për hulumtime të tregut (anëtare e grupacionit KANTAR). Të dhënat u mblodhën nga 8 prilli deri më 4 maj 2023, duke përdorur metodë kampionimi të shtresuar me shumë faza përmes intervistave ballë për ballë në shtëpitë e të anketuarve. U anketua mostër përfaqësuese kombëtare prej 1204 të anketuarve, të moshës 18 vjeç e lart.

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago