Categories: RAJON

Escobar në HRT: Hapi i parë për zgjedhjet në Veri largimi i njerëzve nga rruga

Emisari i Shteteve të Bashkuara në bisedimet Kosovë -Serbi Gabriel Escobar në një intervistë për Televizionin e Kroacisë (HRT) ka thënë se Josep Borrell dhe Miroslav Lajçak kanë paraqitur tre hapa të thjeshtë për deeskalimin në Veri. “Hapi i parë është largimi i njerëzve nga rruga. Kryetari i mbetur i komunës nuk duhet të dalë në zyrë për të krijuar shpërqendrim”

“Na duhen zgjedhje të reja me pjesëmarrje të pakushtëzuar të serbëve. Ne kemi nevojë edhe për një afat kohor që pala serbe ta zbatojë pjesën e saj dhe një draft statut për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë. Bëhet fjalë për barazi, barazi dhe përfitime për të dyja palët” theksoi ai.

“Nëse këto dy palë nuk e pranojnë planin e BE’së për qetësimin e konfliktit mund të ketë një krizë edhe më të madhe” ka thënë Escobar.

“Në Ohër bëhej fjalë për një marrëveshje normalizimi për të krijuar kushte paqësore mes dy fqinjëve armiqësorë sipas rregullave evropiane. Jo vetëm që normalizuan marrëdhëniet e tyre, por u harmonizuan edhe me BE-në. Duhet t’i rikthehemi asaj” ka shtuar Escobar.

Tutje, diplomati amerikan ka theksuar se marrëveshja krijon kushtet e duhura për thellimin e integrimit evropian.

“Ndërkohë u zhvilluan një sërë veprimesh destabilizuese. Kjo na shpërqendroi nga implementimi i asaj marrëveshjeje. Ne duhet t’i kthehemi asaj”, tha i dërguari special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago