Categories: MAQEDONI

(VIDEO) Ekspozitë dizajni në Shkup e studentëve të Universitetit Shtetëror “18 Mars” të Çanakalasë

Si rezultat i bashkëpunimit të Teatrit Shqiptar dhe Universitetit Shtetëror “18 Mars” të Çanakalasë të Republikës së Turqisë, zëvendësministri i Kulturës, Daim Luçi, priti në Shkup drejtues dhe studentë të këtij fakulteti nga Turqia.

Në fillim u bë hapja solemne e një ekspozite dizajni, të punuar nga studentët e Universitetit të Çanakalasë, ku të pranishmin, më pas kishin fatin edhe të njoftohen me një video të shkurtër se si të njejtat janë punuar nga studentët.

Zëvendësrektorja e Universitetit 18 Mars të Çanakalasë, Erven Karajell, tha se ndjehet tejet e lumtur që po merr pjesë në këtë ngjarje.

ERVEN KARAJELL, ZËVENDËSREKTORE E UNIVERSITETIT TË ÇANAKALASË

“Rektorati i Universitetit “18 Mar” – Çanakkale që nga maji i vitit të kemi qenë në komunikim të vazhdueshëm me zëvendësministrin e Kulturës të Maqedonisë së Veriut, z. Daim Luçi, ndërsa sonte në këtë mbrëmje korriku po fillojmë punën tonë. Pas tërmetit trishtues që përjetoi populli turk, ne vitin akademik atje e vazhduam me platformën – distancë, mirëpo përkundër këtyre peripecive komunikimi ynë ka qenë i përbashkët edhe me profesorët, por edhe me studentët të Fakultetit të Arteve brenda universitetit tonë, që projekti në fjalë të filloj me punën e saj, ndërkaq sonte këtu do të realizojmë ekspozitën dhe punën gati njëvjeçare të tyre”.

Ndërkaq. zv.ministri i kulturës, Daim Luçi, tha se ky aktivitet ka për qëllim që t’i përafrojë kulturat e dy popujve, vëllezër dhe mik, atij shqiptarë dhe turk.

DAIM LUÇI, ZV/MINISTËR I KULTURËS

“Ne e dimë se Republika e Maqedonisë së Veriut është një ndër shtetet e cila në kontinuitet është në miqësi të përhershme me Republikën e Turqisë dhe gjithë atë bashkëpunim në kuadër të fushave ekonomike, ne edhe sot jemi këtu për të treguar se edhe në aspektin kulturor vazhdimi është në vijë të njejtë”

Pas hapjes së ekpozitës nga studentët, atyrëve ju ndanë edhe mirënjohje për punën e tyre dhe më pas u mbajtë edhe një shfaqje, e titulluar “Troja”. Samir Mustafa /SHENJA/

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago