Categories: BOTARAJON

Range Rover-i del nga rruga dhe shpërthen në flakë, humb jetën 22-vjeçari shqiptar në Itali

Një aksident tragjik i mori jetën natën e shkuar një 22-vjeçari shqiptar në Itali. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 02:00 të së shtunës, përgjatë rrugës Monza-Saronno. Sipas asaj që shkruan Corriere Della Sera, viktima është Arnold Selishta. Ai ishte pasagjer në një Range Rover dhe dyshohet se po bënte gara me makina, kur shoferi humbi kontrollin e mjetit. Makina përfundoi jashtë rruge duke u rrotulluar disa herë, e më pas shpërtheu në flakë.

22-vjeçari Selishta, i cili jetonte në Limbiate, u nxor nga makina nga shërbimet zjarrfikëse dhe u dërgua në gjendje të rëndë në spitalin e Monza-s ku vdiq pak kohë më pas.

Sipas hetuesve italianë, shoferi i mjetit u largua nga vendi i ngjarjes dhe rrezikon që të përballet me akuzën e vrasjes në rrugë. Hetuesit po ashtu mësohet se po verifikojë mundësinë që mjeti mund te jetë parakaluar nga një tjetër makinë që udhëtonte me shpejtësi të lartë. Kjo pasi disa dëshmitarë raportohet të kenë thënë se kishin parë dy makina që dukej se po bënin garë me njëra-tjetrën.
Bashkë të riun shqiptar udhëtonin edhe dy të rinj të tjerë të moshës 18 dhe 23 vjeç, të cilët arritën të dilnin në kohë nga mjeti duke shpëtuar. Hetimet për aksidentin tragjik vijojnë./tvklan.al

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago