Categories: BOTARAJON

Escobar: Ka indikatorë që Vuçiq do ta pranojë planin trepikësh, Kurti duhet të bindet edhe pak

I Dërguari i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar nga Dubrovniku ka folur për situatën e fundit në Kosovë dhe raportet me Serbinë.

Ai ka thënë se beson që zgjidhja më e mirë për dalje nga kriza është pranimi i planit trepikësh të prezantuar nga Bashkimi Evropian, raporton Jutarnjilist.

“Kemi indikatorë pozitivë që presidenti Vuciç është i gatshëm ta pranojë atë, por që kryeministri Kurti ka nevojë edhe pak që të bindet”, është shprehur Escobar.

Ai më tej ka thënë se të dyja vendet do të humbasin mundësi nëse nuk i pranojnë kërkesat e ndërkombëtarëve për çtensionim të situatës.

“Pasojat nuk janë masa ndëshkuese, por ka mundësi të humbura nga të dyja palët, nëse refuzojnë propozimet për krizën e tanishme. Partneriteti ynë me Kosovën është me qytetarët e saj, jo me parti ose figura politike. Angazhimi ynë në KFOR dhe investimi për të ardhmen e Kosovës mbetet i fuqishëm”, tha Escobar./klankosova

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago