Takimi i parë i dy ministrave pas formimit të qeverisë së re bullgare
Duke e uruar homologen Gabriel për funksionin e ri, Ministri i Jashtëm, Bujar Osmani, sic thuhet në komunikatën e MPJ-së, shprehu kënaqësinë që me formimin e Qeverisë së re në Bullgari krijohen perspektiva shtesë për dialog më intensiv politik, dhe në këtë mënyrë shtohen mundësitë për forcimin e bashkëpunimit dypalësh ndërmjet dy vendeve, të cilët këtë vit shënojnë 30-vjetorin e marrëdhënie diplomatike.
Në takim, ministrat shkëmbyen mendime për punën e grupeve punuese sektoriale, rezultatet e të cilave janë konkrete dhe të dukshme për qytetarët e të dy vendeve, duke rikonfirmuar rëndësinë e tyre për marrëdhëniet dhe bashkëpunimin e përgjithshëm. Theks i veçantë në bisedimet, sic thuhet në komunikatë, u vendos në perspektivën europiane të Republikës së Maqedonisë së Veriut, në kontekstin e momentumit të ri integrues të krijuar në kuadër të Unionit.
Në takim u shkëmbyen mendime edhe për situatën aktuale politike dhe të sigurisë në rajon, si dhe nevojën e përshpejtimit të integrimit europian të vendeve të Ballkanit Perëndimor, parë nga prizmi i rrethanave të ndryshuara gjeopolitike./KlanMacedonia
Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…
Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…
“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…
Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…
Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…