Categories: RAJON

Abazoviç: Rajoni të fokusohet tek e ardhmja dhe jo e kaluara

Kryeministri Edi Rama ka vijuar vizitën në Mal të Zi. Ai është takuar me homologun e tij malazez, Dritan Abazoviç dhe patën një konferencë për shtyp.

Abazoviç u shpreh se Mali i Zi është i interesuar për bashkëpunim në rajon. Sipas tij, rajoni duhet të fokusohet tek e ardhmja dhe jo tek e kaluara.
“Jemi të interesuar për bashkëpunim, kooperativitet më të lartë dhe duam që të jetë një rrugë që do të marrin fqinjët tanë. Duam të japin kontributin tonë që ta bëjmë të mundshme. Qëllimi është që rajoni të jetë i fokusuar tek e ardhmja jo tek e kaluara”, tha Abazoviç.

Ndër të tjera, kryeministri i Malit të Zi tha se duhet të mbyllen sa më shpejt çështjet e hapura.

“Nuk mbështesim agresionin, ne jemi mbështetës të dialogut mes palëve, të gjenerojmë stabilitet në rajon”, tha ai ndër të tjera./tvklan.al

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago