Categories: SPORT

Milani bën ofertën finale, gati firma me një tjetër futbollist të Chelsea-t

Christian Pulisic gjithnjë e më pranë Milanit. Fantazisti amerikan ka refuzuar ofertën e Lyonit dhe u ka bërë të qartë drejtuesve të Chelsea-t e dëshiron transferimi nën Serinë A, teksa edhe kuqezinjtë kanë bërë lëvizjen e radhës për ta afruar.

Sipas mediave italiane, Milani ka bërë një ofertë të fundit prej 20 milionë eurosh, plus dy të tjera në formë bonusi, për të marrë kartonin e sulmuesit amerikan, i cili nuk ka gjetur hapësira te Chelsea.

Aktualisht londinezët po reflektojnë, megjithatë palët janë optimiste që marrëveshja do të arrihet këtë mbrëmje, në mënyrë që Pulisic të kryejë testet mjekësore dhe të transferohet në anën kuqezi të Milanos.Fantazisti 25-vjeçar amerikan i është bashkuar Chelsea-t në 2019-ën dhe që atëherë numëron 145 ndeshje dhe 26 gola të shënuar, por nuk ia ka dalë të shndërrohet në një titullar të padiskutueshëm.

Pulisic ka treguar se di të përshtatet mirë si pas sulmuesit, ashtu edhe në krah të sulmit, teksa kampionatin italian e sheh si trampolinën e duhur për t’u rikthyer në nivelet e tij më të mira. /Supersport

Top Channel

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago