Categories: RAJON

Kryeministri Edi Rama në Prishtinë, takohet me Presidenten Vjosa Osmani

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Prishtinë këtë të enjte. Ai është pritur në një takim nga Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani. Takimi do të zhvillohet pa praninë e mediave.

Sipas axhendës së kreut të qeverisë shqiptare, në orën 17:15 është parashikuar edhe një takim me kreun e parlamentit të Kosovës, Glauk Konjufca. Ndërkohë është në pikëpyetje takimi me homologun e tij, Albin Kurti, i cili ende nuk ka konfirmuar nëse do të realizohet apo jo.

Kujtojmë se nga Shkupi, aty ku kryeministri Rama nisi turin e tij ballkanik, i kujtoi Kurtit që ende nuk ka konfirmuar takimin me të, atë çka thotë Kanuni kur dikush të vjen në shtëpi.

“Kam akoma shpresë që Albini nuk e ka harruar Kanunin që kur të vjen në shtëpi, edhe hasmit i hapet dera dhe është e ndaluar që ta nxjerrë jashtë”, u shpreh Rama. (Lexo më shumë)

Kryeministri Rama do të qëndrojë mbrëmjen e sotme në Prishtinë. Nesër ai do të vijojë takimet në Bosnje Hercegovinë, Mal të Zi dhe Beograd.

Me turin e ndërmarrë në 5 vendet e Ballkanit Perëndimor, qëllimi është fokusimi i plotë i të 6 vendeve të rajonit tek Procesit i Berlinit./tvklan.al

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago