Categories: SHOWBIZ

Haaland dhe e dashura 19-vjeçare në pushimet verore, dalin fotografitë nga Franca

Erling Haaland është ende duke shijuar pushimet e merituara. Sulmuesi i Manchester City po rrëzitet në ujërat dhe diellin e jugut të Francës, me partneren dhe miqtë e tij. Superylli norvegjez madje performoi diçka të ngjashme me një festë goli teksa u hodh në det, ndërsa e dashura Isabel Johansen shihet teksa ia lidh gërshet flokët.

Ai u fotografua gjithashtu duke bërë ski uji teksa tregoi se është një njeri me shumë talente, ndërsa Isabela dhe miqtë e tij i bashkohen argëtimit. Isabel, 19 vjeçe, u takua me Erling në qytetin e tyre norvegjez të Bryne, ku ajo ishte gjithashtu anëtare e akademisë së klubit të futbollit.Ata kanë mbetur të afërt që atëherë dhe filluan të takoheshin rreth kohës kur sulmuesi iu bashkua Borussia Dortmundit. Një burim tha më parë: “Marrëdhënia e tyre duket të jetë mjaft serioze. Isabel ka udhëtuar në Gjermani dhe Angli për të parë Erling dhe tani ajo është në puishime me të. Isabel është e njohur për bukurinë e saj në Bryne. Ata e kanë njohur gjithmonë njëri-tjetrin”.

Jugu i Francës është pika e fundit e ndalimit për Haaland dhe partneren e tij, e cila gjithashtu është fotografuar duke festuar në një varkë në Ibiza, në fillim të kësaj jave, ku yllit të City iu bashkua babai i tij, ish-mesfushori i “qytetarëve”, Alfie.Haaland, 22 vjeç, është me pushime të zgjatura pasi e ndihmoi Manchester City të siguronte tripletën historike në sezonin e tij të parë në futbollin anglez, me fitoren 1-0 ndaj Interit në finalen e Ligës së Kampionëve, muajin e kaluar.

Sulmuesi më pas shënoi tre gola në kualifikimet e Norvegjisë për “Euro 2024”, kundër Skocisë dhe Qipros, duke e çuar numrin e tij në 61 gola në 61 ndeshje për klubin dhe kombëtaren gjatë sezonit 2022-2023.Përveç suksesit ekipor me City, sezonin e kaluar, Haaland fitoi edhe çmime individuale: futbollisti i sezonit në Premier League dhe futbollisti më i mirë i sezonit për “Shoqatën e Shkrimtarëve të Futbollit”. Ai gjithashtu shënoi një rekord prej 36 golash në Premier League, për të fituar “Këpucën e Artë”.

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago