Zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi së bashku me kryeministrin Dimitar Kovaçevski dhe kolegë tjerë të kabinetit qeveritar kanë takuar delegacionin e Qeverisë së Republikës së Shqipërisë, të udhëhequr nga kryeministri Edi Rama, informon Indeks.mk
Në takimin dypalësh, siç njofton zëvendëskryeministri i parë Grubi, bashkërisht është konstatuar se vendet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, kanë përpara një punë serioze, sepse ka ardhur koha kur do të duhet të arrihen arritje thelbësore në drejtim të përmirësimit të kapaciteteve, efikasitetin dhe konkurrencën e ekonomive të rajonit në tërësi, gjë që do të çojë në rritjen dhe zhvillimin e përshpejtuar ekonomik rajonal.
“Kënaqësi që bashkë me Kryeministrin Dimitar Kovaçevski mirëpritëm në takim pune Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama. Bashkëpunimi dhe koordinimi institucional i Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë janë jetike për projektimin e suksesshëm të së ardhmes së përbashkët progresive dhe europiane”, ka deklaruar pas takimit zëvendëskryeministri Grubi.
Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…
Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…
“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…
Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…
Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…