Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka folur për masat e ARBK-së të ndërmarra ndaj Klan Kosovës.
Rohde ka shprehur shqetësimin e tij për këtë çështje, ndërsa në Rubikon, ofroi mbështetje ndaj lirisë së medias.
”Të gjitha shtetet tona e mbështesin lirinë e medias, prandaj jemi këtu, sepse ne duam strukturë vibrante dhe të larmishme të medias dhe jemi të shqetësuar për këto zhvillime dhe shpresojmë se do të zgjidhen së shpejti, gjithashtu aktivistët e mediave, asociacionet e gazetarëve e kanë ngritur zërin dhe nuk mendoj se kjo është rruga përpara”.
Derisa edhe ambasadori francez, Oliver Guerot duke komentuar rastin e Klan Kosovës, tha prerë se duhet të ruhet media e larmishme.
”Dua të ju falënderoj që na keni ftuar këtu, kjo është mënyra se si mund të arrijmë tek shikuesit tuaj por është edhe mënyra për të shprehur interesin që në Kosovë të ruajmë një media të larmishme, ky shqetësim specifik është i rëndësishëm, nuk dua të hyjë në detaje, zyra e BE-së është duke e përcjellë këtë çështje nga afër”.
”Pra kjo nuk është një çështje e parëndësishme për ne por nuk dua të komentoj specifikat e këtij problemi, por përsëri jam shumë i lumtur që jam këtu sonte, është mundësi për të folur me shikuesit tuaj dhe të tregojmë se diversiteti i medias është i rëndësishëm”. /Telegrafi/
Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…
Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…
“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…
Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…
Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…