Categories: MAQEDONI

Kovaçevski – Dreksler: Partneriteti mes Maqedonisë së Veriut dhe Gjermanisë është i fuqishëm dhe priten suksese të përbashkëta edhe më të mëdha

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, sot pati takim me ambasadoren e Republikës Federale të Gjermanisë në vend, Petra Dreksler.

Në takim u përmblodhën përshtypjet nga vizita e javës së kaluar e Kryeministrit Kovaçevski në Berlin. Në të njëjtën kohë, Kryeministri Kovaçevski shprehu mirënjohjen e tij në emër të Qeverisë dhe qytetarëve të Maqedonisë së Veriut për mbështetjen e parezervë nga Republika Federale e Gjermanisë për proceset demokratike në vendin tonë, për integrimin në Bashkimin Evropian dhe konkretisht për mbështetjen e shprehur për zbatimin e kornizës negociuese ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe BE-së.

Me këtë rast, Kryeministri vuri në dukje rëndësinë e Rezolutës së Bundestagut të Gjermanisë, me të cilën shprehet mbështetje e fuqishme për integrimet evropiane të vendit, si dhe njihet kultura, gjuha dhe identiteti maqedonas.

Në takim u theksua edhe një herë mbështetja e fuqishme dhe e qartë nga Gjermania për vazhdimin e hapave të ardhshëm në procesin integrues evropian të Maqedonisë së Veriut, si një mundësi unike me të cilën e ka para vendi ynë.

Kryeministri Kovaçevski dhe ambasadorja Dreksler u shprehën të kënaque që partneriteti maqedon-gjerman, i cili këtë vit shënon 30 vjet nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike ndërmjet dy vendeve, është duke u përmirësuar dukshëm dhe në vazhdimësi, siç dëshmohet nga bashkëpunimi i zhvilluar ekonomik. Në të njëjtën kohë, u konfirmua rëndësia e procesit të Berlinit dhe përkushtimi i vendit tonë për përforcimin dhe zgjerimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dhe projekteve në korniza të të njëjtit.

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago