Categories: MAQEDONI

BDI: VMRO është fabrikë për lajme të rrejshme dhe propagandë gebelsiane

VMRO DPMNE-ja opozitare tashmë me vite është shndërruar në fabrikë lajmesh të rrejshme dhe propagandë që i ngjason asaj të Gebelsit, ku krijojnë një çështje inekzistente dhe e përsërisin derisa edhe ata vetë fillojnë ta besojnë, thuhet në reagimin e BDI-së.

“Lajme të rrejshme për gjuhën shqipe, lajme të rrejshme për migrantët, për marrëveshjen e Prespës, për bullgarizim, për inflacionin, për Korridorin 8, për krizën energjetike, për pandeminë, për Danella Arsovskën, për gjoja korrupsion, si dhe shumë tema të tjera. Përveç lajmeve të rrejshme, VMRO-ja paralajmëroi qartë dhe zëshëm se i injoron të gjitha këshillat dhe përpjekjet e bashkësisë ndërkombëtare për vazhdimin e rrugës europiane të vendit tonë. VMRO DPMNE planifikon të izolojë vendin dhe të kthejë shtetin e kapur. BDI u bën thirrje të gjitha partive politike që të nënshkruajnë një iniciativë pranë Prokurorisë Publike, si dhe institucioneve ndërkombëtare për hetim të plotë të të gjithë zyrtarëve tanë, pushtet dhe opozitë, në 20 vitet e fundit, si dhe të mbështesin vetting të plotë në politikë, gjyqësor dhe prokurori”, thuhet në reagim.

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago