Categories: BOTA

Twitter paditet për mospagesën e faturave ndaj një kompanie australiane

Një firmë australiane e menaxhimit të projekteve ka ngritur një padi kundër Twitter-it në një gjykatë amerikane duke kërkuar pagesa prej rreth 665,000 dollarë (1 milion dollarë australianë) për shkak të mospagesës së pretenduar të faturave për punën e bërë në katër vende, treguan dosjet gjyqësore.

Kompania private me bazë në Sidnej, Facilitate Corp, e ngriti padinë me 29 qershor në Gjykatën e Qarkut të Shteteve të Bashkuara për Distriktin Verior të Kalifornisë, duke pretenduar se kishte shkelje të kontratës nga Twitter, të cilët dështuan të paguajnë faturat e tyre.

Padia e firmës australiane është e fundit që pretendon mospagesë të faturave dhe qirasë kundër Twitter prej kur Elon Musk bleu platformën e rrjeteve sociale për 44 miliardë dollarë vitin e kaluar, raporton CNN.

Facilitate Corp tha se nga viti 2022 deri në fillim të vitit 2023, ajo instaloi sensorë në zyrat e Twitter-it në Londër dhe Dublin, ka bërë tërësisht funksionale një zyre në Singapor dhe zbrazi një tjetër zyre në Sidnej.Për këto punë të kryera, Twitter i detyrohej kompanisë përkatësisht rreth 257,000 dollarë për zyrat në Londër dhe Dublin, 404,000 dollarë për zyrën në Singapor dhe 40,700 dollarë për zyrën në Sidnej, tha Facilitate.

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago