Categories: BOTA

Trazirat në Francë: Brenda pak ditësh ishim në ferr, thotë kryebashkiaku

Zartoshte Bakhtiari thotë se nuk ka fjetur më shumë se tre orë në natë që nga fillimi i trazirave në Francë një javë më parë.

Gjatë ditës, ai është kryebashkiak i Neuilly-sur-Marne, në një nga zonat më të varfra të Francës, në lindje të Parisit.

Natën, ai patrullon rrugët me një pjesw tw stafit dhe këshilltarë bashkiakë deri në orën 04:00 ose 05:00, duke vepruar si një sistem paralajmërimi i hershëm për policinë që të përballet me rebelët atje.

“Brenda ditësh, ne [ishim] në ferr”, më thotë ai.

Të martën, ai do të shkojë në Pallatin Elysée me më shumë se 200 kryetarë të tjerë bashkie për të diskutuar krizën me presidentin francez Emmanuel Macron.

Kërkesa e tij është për “më shumë ashpërsi” nga shteti dhe leje që policia lokale e qytetit të përdorë dron për të monitoruar aktivitetin në qytet.

“Ajo që po ndodh tani është rezultat i viteve të dobësisë nga politikanët dhe vendimeve që nuk janë marrë”, thotë ai, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.

“Është një problem autoriteti sepse këta [rebelë] nuk kanë frikë nga drejtësia. [Ata] mund të shkojnë në gjykatë, por ata kthehen në shtëpi disa orë pas gjyqit thjesht sepse ne nuk kemi mjaftueshëm vende në burg në këtë qark të Paris. Ne nuk mund ta mbështesim këtë lloj dobësie nga shteti”.

Pak jashtë zyrës së tij në bashkinë e qytetit është muri i djegur i stacionit të policisë lokale të qytetit, transmeton Klankosova.tv.

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago