“Ukraina ka nisur një sulm me dron në Moskë, duke bërë kështu të detyrueshme pezullimin e fluturimeve nga Aeroporti Ndërkombëtar Vnukovo”, ka bërë të ditur Ministria ruse e Mbrojtjes.
Sipas informacioneve paraprake, 5 dronë u përdorën në sulmin e së martës. Ministria e Mbrojtjes tha se të gjithë dronët u rrëzuan dhe nuk pati viktima apo dëme. Nga ana tjetër, Ukraina nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin e pretenduar nga Rusia.
Sipas Ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë, 4 nga dronët që fluturonin në rajonin e Moskës u rrëzuan nga sistemet e mbrojtjes ajrore. Droni i 5-të u kap në mënyrë elektronike përpara se të përplasej.
“Telegram Shot” raportoi se një nga dronët, ose fragmente prej tij, ra mbi një ndërtesë në fshatin Krivosheino. Ndërtesa më pas mori flakë.
Ky nuk është sulmi i parë me dron që synon Moskën. Në Maj, Ministria ruse e Mbrojtjes tha se të paktën 8 dronë shkaktuan dëme të vogla. Kjo shënoi herën e parë që qyteti ishte shënjestruar nga dronët e shumtë që nga pushtimi rus i Ukrainës në Shkurt 2022. Për atë rast, Kievi mohoi përgjegjësinë për sulmin./tvklan.al
Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…
Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…
“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…
Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…
Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…