Categories: MAQEDONI

Drin Ahmeti: Unë dhe kompania ime ftojmë institucionet shtetërore të hetojnë rastin “Soravia” (Dokument)

Drin Ahmeti – pronar i kompanisë “Thor Industries” i ka ftuar institucionet shtetërore që t’i bëjnë hetim të detajuar kompanive të tij, shkruan Indeks.mk

Ai përmes një postimi në Facebook ka dhënë sqarime në detaje për gjithë “zhurmën” mediatike që është bërë kundrejt tij duke e ndërlidhur edhe politikisht me liderin e BDI-së Ali Ahmeti, pasi ky i fundit është xhaxhi i tij.

“Duke ndjekur zhvillimet e fundit dhe uraganin mediatik kundrejt meje dhe lidhjeve të pabaza me politikën, akuzave e shpifjeve te opozitës që ushqejnë qytetarët me urrejtje dhe mllef, unë dhe kompania ime kemi ftuar institucionet shtetërore të hetojnë rastin, që mund t’i verifikoni me numrat e arkivës dhe në institucionet e përmendura. Për të sqaruar opinionin edhe një gjë që u nxorr nga konteksti se kinse ne (Thor Industries) kemi paguar 0 € për blerjen e Soravia Invest dhe Soravia Management është një tjetër farsë mediatike, ngaqë shumë qartë në Press Konferencë u sqarua se ne përvec se kemi marrë përsipër obligimet ekzistuese të së dy kompanive, gjithashtu kemi linjë kreditore 6.000.000 të huazuara nga banka sëbashku me partnerët, dhe deri më tani kemi kryer pagesën në formën e letrës së garancionit prej 3.000.000 €, dhe sa i takon kontekstit të 0 € është se asnjë nga këto mjete deri më tani të shpenzuara për transakcionin nuk kanë ardhur nga aktiviteti i Thor Industries dhe grupit të kompanive ku jam unë pronarë ose ndonjërit nga partnerët e mi, që ishte përgjigja ndaj mediumeve rreth preardhjes së kapitalit në këtë transakcion”, thuhet në reagimin e Drin Ahmetit – pronar i kompanisë “Thor Industries”.

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago