Grupi famëkeq rus i mercenarëve Wagner, që kreu rebelimin më 23-24 Qershor, ka ndaluar të gjithë procesin e rekrutimit.
Ky grup njoftoi përmes kanalit në Telegram se “përkohësisht nuk po marrim pjesë në operacionin e posaçëm ushtarak dhe po zhvendosemi në Bjellorusi”.
Wagner përdori shprehjen që Rusia përdor për t’iu referuar pushtimit të paprovokuar të Ukrainës.
Grupi Wagner kreu një rebelimin të shkurtër dhe mercenarët u nisën drejt Moskës. Por, më pas lideri autoritar bjellorus, Alyaksandr Lukashenka, ndërmjetësoi një marrëveshje dhe rebelimi u ndërpre.
Sipas kësaj marrëveshjeje, shefi i Wagner-it, Yevgeny Prigozhin, u lejua që të shkonte në Bjellorusi.
Luftëtarëve të Wagner-it u është dhënë mundësia të zgjedhin nëse duan të ndjekin Prigozhinin apo të integrohen në ushtrinë e rregullt ruse.
Prigozhin nuk është parë në publik që nga përfundimi i rebelimit. /REL
Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…
Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…
“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…
Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…
Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…