Categories: BOTA

Po darkonte me kolegët, shkrimtarja ukrainase vdes pas sulmit me raketa ruse

Shkrimtarja e njohur ukrainase, Victoria Amelina ka ndërruar jetë si pasojë e sulmit me raketa ruse në një restorant picash në qytetin e Kramatorsk të Ukrainës.

“Me dhimbje të madhe ju informojmë se zemra e shkrimtares Victoria Amelina pushoi së rrahuri më 1 Korrik. Mjekët bënë gjithçka që mundën për të shpëtuar jetës e saj, por fatkeqësisht plagët që mori rezultuan fatale. Në ditët e fundit të jetës së Viktorias, familja dhe miqtë e saj ishin pranë saj”, deklaroi Shoqata e Shkrimtarëve PEN Ukraine.

Shkrimtarja 37 vjeçe po darkonte me një delegacion gazetarësh dhe shkrimtarësh kolumbianë kur raketa ruse goditi restorantin. Sulmi shkaktoi edhe 12 viktima të tjera, ndërsa rreth 60 të tjerë mbetën të plagosur.

Aktivistët e të drejtave të njeriut e kanë quajtur sulmin një krim lufte. Kramatorsk është nën kontrollin e Ukrainës, por është afër pjesëve të pushtuara nga Rusia të Ukrainës.

Amelina ishte një nga shkrimtaret e reja më të famshme të Ukrainës, e cila filloi të dokumentonte krimet e luftës pas pushtimit të plotë të Rusisë vitin e kaluar. Ajo gjithashtu filloi të punojë me fëmijët pranë vijës së frontit./tvklan.al

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago