Categories: SHOWBIZ

Ngritet kallëzim penal ndaj Violeta Kukajt, familja e ish-burrit e akuzon ndër të tjerash edhe për vjedhje të arit

Këngëtarja e njohur shqiptare, Violetë Kukaj, tash e sa kohë po përballet me disa probleme ligjore.

Reklama
Kjo pasi familja e ish-burrit e kanë akuzuar atë publikisht në emisionin “Shihemi në Gjyq” në TV Klan, ku kanë adresuar disa çështje të pronësisë.

E lidhur me këto ngjarje, për emisionin Prive ka folur së fundmi avokati Durim Osmani, i cili ka njoftuar se ndaj interpretueses së hitit “Ditën e diel”, është ngritur kallëzim penal.

“Nga ngjarjet që kanë ndodhur në janar 2019 deri në shkurt 2019 janë lëndë nëntë lëndë penale dhe civile që janë ka zhvillohen pranë gjykatave tona ose që kanë përfunduar, një prej të cilave është e ngritur me kallëzim penal nga ana e Faik dhe Metije Retkocerit për disa vepra penale që dyshohet se ka kryer këngëtarja në fjalë”, ka thënë avokati durim Osmani.
Në këtë kallëzim penal përmendet edhe fakti se ari dhe stolitë e nënës së Faik Retkocerit, zonjës Metije (siç pretendon Faiku), i ka vjedhur Violetë Kukaj menjëherë pas lidhjes së kontratës së dhuratës.

“Metije Retkoceri është nëna e Faik Retkocerit, ajo pretendon që stolitë e arit që ka pasur si nuse dhe gjatë jetës nuk janë gjendur në vendin e fundit në banesën ku kanë jetuar, edhe pretendon se i janë vjedhur”, ka shtuar Osmani.

Ndërsa sipas të njëjtit, çështje tjetër përfshin kalimin e patundshmërisë në rrethana të lajthitjes dhe paaftësisë psikike të personit.

“Edhe pretendimi tjetër është që kontrata e dhuratës për kalimin e dhuratës së dy patundshmërive me vlerë shumë të madhe në Prishtinë nga Faiku te ish-bashkëshortja e tij ka qenë në rrethana të lajthimit, e cila është një vepër penale sipas detyrës zyrtare, sipas kodit paraprak”, ka thënë tutje avokati.Ndërkohë, vet këngëtarja Kukaj dhe avokati i saj nuk kanë dalë ende me një reagim publik lidhur me çështjen në fjalë. /Telegrafi/

watch (1)

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago