Misioni i NATO-s në Kosovë, ka njoftuar se Komanda Rajonale e KFOR-it – Perëndim (RC-Ë), do të zhvillojë një stërvitje rutinë ushtarake në pjesën perëndimore të Kosovës nga data 04 deri më 06 korrik 2023.
Në njoftim thuhet se aktiviteti stërvitor do të kryhet nga kontingjenti shumëkombësh RC-Ë i cili do të përmirësojë gatishmërinë dhe përgatitjen e njësive, raporton Klan Kosova.
Ushtarët dhe automjetet e KFOR-it do të vendosen në komunat e Istogut, Shtërpcës, Mamushës, Deçanit, Gjakovës, Dragasit, Hanit të Elezit dhe Kaçanikut.
Aktivitetet stërvitore do të përfshijnë lëvizje ditën dhe natën me mjete tokësore dhe me helikopterë mbi komunat e Gjakovës, Shtërpcës dhe Mamushës.
Karvanet e mjeteve të rënda do të kalojnë tranzit përgjatë rrugëve kryesore dhe dytësore brenda rajonit.
“KFOR-i kryen ushtrime të tilla rutinë për qëllime provash dhe trajnimi për të ofruar një përgjigje në kohë dhe të sigurt. KFOR-i kërkon të sigurojë ndikim minimal në popullatën civile dhe të kufizojë çdo ndërprerje të aktiviteteve komerciale”, thuhet në komunikatën e KFOR-it.
Tutje, KFOR-i shton se është i përqendruar çdo ditë në zbatimin e mandatit të tij – bazuar në Rezolutën 1244 të OKB-së të vitit 1999 – për të siguruar një siguri dhe mjedis të sigurt dhe liri të lëvizjes, në të mirë të të gjitha komuniteteve që jetojnë në Kosovë.
Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…
Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…
“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…
Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…
Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…