Nipi i Robert De Niro, Leonardo De Niro Rodriguez ka ndërruar jetë në moshën 19-vjeçare.
Lajmin e hidhur e ka bërë të ditur nëna e tij, Drena, njëherësh vajza e Robert De Niro.
“Engjëlli im i bukur i ëmbël. Të kam dashur pa fjalë apo përshkrim që nga momenti që të ndjeva në bark. Ti ke qenë gëzimi im, zemra ime dhe gjithçka që ka qenë e pastër dhe e vërtetë në jetën time. Nuk e di si të jetoj pa ty, por do të përpiqem të vazhdoj dhe të përhap dashurinë dhe dritën që më bëre të ndieja duke u bërë mamaja jote. Më vjen shumë keq foshnja ime”, shkroi mes dhimbjes Drena në rrjetet sociale.Akoma nuk janë bërë të ditura rrethanat e humbjes së jetës të të riut.
Drena është fëmija më i madh ndër 7 fëmijët e De Niros, nëna e së cilës është gruaja e parë e aktorit, Daihnne Abbott. Në Maj, aktori i Goodfellas konfirmoi se e dashura e tij Tiffany Chen, lindi fëmijën e tij të shtatë, një vajzë të vogël që ata e quajtën Gia./tvklan.aldownload
Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…
Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…
“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…
Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…
Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…