Categories: MAQEDONI

BDI: VMRO DPMNE është organizatë kriminale e vërtetuar nga gjykata

Fushata e përditshme e VMRO DPMNE-së kundër BDI-së, Kryetarit Ali Ahmeti, si dhe anëtarëve të tjerë të BDI-së, përmes krijimit të vazhdueshëm të lajmeve të rreme është një përpjekje për të fshehur motivet reale antieuropiane dhe antishqiptare të udhëheqësisë së VMRO DPMNE-së, thuhet në reagimin e BDI-së.

“Kryetari i komunës së Butelit kërkon fshirjen e emrave të rrugëve vetëm se janë emra të veprimtarëve shqiptarë, Mickoski ndalon dhënien e lejeve për ndërtime dhe legalizim për kompanitë dhe pronarët shqiptarë, ndalon t’u jepet punë kompanive shqiptare nga ana e kryetarëve të tyre të komunave, kërkon Qeveri mono-etnike dhe thotë se nuk do ta ndryshojë kurrë Kushtetutën dhe se nuk i intereson çfarë thonë Brukseli dhe Uashingtoni për rrugën europiane të vendit tonë. Kjo VMRO DPMNE ka rënë në nivelin më të ulët historikisht pa asnjë vlerë dhe për këtë anëtarësia е saj nuk ka besim në kryetarin e saj dhe në partinë e tyre, por ka besim te lidershipi i mëparshëm që u solli vetëm fitore. VMRO DPMNE është organizatë kriminale e konfirmuar nga gjykata me konfirmim personal nga ana e gjysmës së partisë para gjykatës”, thuhet në reagim.

Në reagimnin me shkrim të BDI-së, mëtej thkesohet se: “Z. Ali Ahmeti kërkoi hetim për të gjithë në BDI dhe bëri të ditur se askush nuk është i mbrojtur, por jo gjueti të shtrigave të paralajmëruar nga VMRO-ja, e cila ua kujton qytetarëve se si synojnë të qeverisin, duke qenë edhe hetues, edhe prokuror, edhe gjykatës, edhe burg, edhe media, edhe përfaqësues joqeveritar, të gjitha në një, një shtet të robëruar!”

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago