Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, e ka shtyrë vizitën e tij për në Gjermani, si shkak i protestave që po mbahen në t gjithë shtetin francez.
Kjo do të ishte vizita e parë shtetërore në Gjermani pas 23 vjetësh nga një president francez, e cila ishte planifikuar të zgjaste nga nesër deri të martën.
Lajmin për shtyrjen e vizitës së Macronit e ka bërë presidenca gjermane, e cila tha se kjo u bë pas një telefonate me presidentin gjerman, Steinmeier.
“Presidenti francez Macron foli sot në telefon me presidentin gjerman Steinmeier dhe e informoi atë për situatën në vendin e tij. Presidenti Macron ka kërkuar shtyrjen e vizitës së tij shtetërore të planifikuar në Gjermani”, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.
Ndërsa, presidenti gjerman tha se “i vjen keq për anulimin e vizitës” dhe e kupton situatën në Francë.
Ende nuk është rënë dakord për një datë të re për vizitën e Macronit në Gjermani, ndërsa protestat në Francë po vazhdojnë pas vrasjes së 17-vjeçarit nga policia.
Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…
Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…
“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…
Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…
Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…