Categories: BOTARAJON

Borrell: Do të kërkoj mbështetje që të vazhdojmë presionin ndaj Kosovës e Serbisë

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell, në një prononcim për media para fillimit të samitit dyditor të udhëheqësve të BE-së, foli edhe për Kosovën e Serbinë.

Ai tha se kjo është një çështje e rëndësishme, derisa tha se do të kërkojë nga shtetet anëtare që t’u bëhet presion palëve për të shtensionuar situatën, raporton Gazeta Express.

“Do t’i njoftoj liderët për gjithë punën e këtyre ditëve dhe do të kërkoj mbështetjen e tyre për të vazhduar me presion ndaj tyre për të shmangur deeskalimin dhe për t’u kthyer në normalitet. Shtetet anëtare kanë vendosur që masat duhet të ndërmerren, ekonomikisht dhe politikisht për t’ua bërë të qartë se nëse nuk kontribuojnë për shtensionim vjen me një kosto”.

Në pikën e fundit të agjendës së këtij samiti dyditor është e paraparë që të diskutohet edhe “zhvillimet e fundit në Ballkanin Perëndimor, duke përfshirë gjendjen e dialogut Beograd-Prishtinë”.

Bashkimi Evropian gjatë kësaj jave ka paralajmëruar se do të komunikojë masat ndëshkuese ndaj Kosovës, të cilat blloku i ka përgatitur për shkak të mosndërmarrjes së hapave që janë kërkuar për të ulur tensionet në veri të shtetit, tha drejtori i përgjithshëm për zgjerim i Komisionit Europian, Jan Koopman.

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago