Categories: MAQEDONI

Petrovska: Të shprehet guxim politik dhe të miratohen ndryshimet kushtetuese

Ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska sonte në lidhje me amendamentet kushtetuese tha se për të zhvilluar çdo negociatë, të dyja palët, LSDM dhe VMRO-DPMNE duhet të kenë qëndrime të përcaktuara qartë. Qëndrimi i LSDM-së, thekson Petrovska, që nga fillimi ka qenë i qartë dhe i pandryshuar, gjë që nuk mund të thuhet për VMRO-DPMNE-në.

Sipas Ministres, nuk ka asgjë të diskutueshme në ndryshimet kushtetuese dhe duhet shprehur guxim politik për zbatimin e tyre.
Petrovska për “Sitel” tha se çështje të tilla politike nuk guxojnë të përdoren si pjesë e parazgjedhore, sa herë që të ndodhë, e as të jenë pjesë e fushatës zgjedhore.

“Qëndrimi i LSDM-së është i qartë dhe i pandryshuar që nga dita e parë. Ne jemi të gatshëm për ndryshimet kushtetuese që do të nënkuptojnë vazhdimin e rrugës drejt BE-së, por fatkeqësisht nuk mund të themi të njëjtën gjë për VMRO-DPMNE-në.

Nëse për VMRO-DPMNE-në kjo është e papranueshme, që bullgarët të jenë pjesë e Kushtetutës, atëherë kam frikë se pajtohen me fjalinë se ne jemi një popull në dy shtete”, tha Petrovska.

E kaluara nuk na kujton, shtoi ajo, se VMRO-DPMNE ka guxim, kur është në opozitë ose para zgjedhjeve, ndërsa kur vjen në pushtet, ky guxim papritur zhduket./Telegrafi/

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago