Categories: RAJON

Akademiku Rexhep Qosja mbush 87 vjet, presidenti i Shqipërisë e quan pasuri kombëtare

Akademiku Rexhep Qosja sot mbushi 87 vjet. Me këtë rast, krerët e shtetit shqiptar e uruan Qosjen për ditëlindje, si dhe e vlerësuan lart figurën e tij.

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj për Qosjen u shpreh se është pasuri kombëtare.

“Shumë urime për ditëlindje Akademikut Rexhep Qosja! Profesor Qosja është një pasuri kombëtare e mendimit të cilin e ka shprehur me shqipen plot elegancë në krijimtarinë e tij shkencore, historike, letrare, artistike dhe publicistike. Jetë të gjatë e të lumtur Profesor!”, shkroi Begaj në Facebook.

Me rastin e 87-vjetorit të lindjes, Qosjen e uroi edhe kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla. Ajo i uroi shëndet e jetë të gjatë.

“Sot, në ditën e lindjes, i uroj akademikut të shquar, Rexhep Qosja, shëndet, jetë të gjatë e të lumtur dhe vijimin e krijimtarisë së Tij të begatë, në shërbim të shqiptarëve!”, shkroi Nikolla në Facebook.

Rexhep Qosja ka lindur më 25 qershor të vitit 1936 në Vuthaj të Malit të Zi. Ai është historian letërsie, kritik letrar, shkrimtar, publicist, politikan dhe akademik. Ai është autor i disa romaneve të njohura.

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago