Tash e tetë ditë në Gjakovë janë duke vazhduar kërkimet për gruan që ka rënë nga ura e Fshajt.Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj tha se kërkimet po vazhdojnë dhe se deri tani nuk ka asnjë rezultat.
“Kërkimet po vazhdojnë por fatkeqësisht deri tani nuk është gjetur viktima”, tha ai.
Ndërsa, Forca e Sigurisë së Kosovës, në njoftimin e bërë për media ditë më parë ka njoftuar se po vazhdojnë kërkimet për 59 vjeçaren e zhdukur.
“Ekipet e Kërkim Shpëtimit në ujëra të Gardës Kombëtare të Forcës së Sigurisë së Kosovës, së bashku me Policinë e Kosovës dhe autoritet lokale të komunës së Gjakovës, dhe me kërkesën për angazhim të Qendrës së Situatave të Qeverisë së Republikës së Kosovës, janë duke realizuar operacionin e Kërkim Shpëtimit të personit të zhdukur me inicialet A.M i moshës 59-vjeçare, zhdukur që nga data 16.06.2023”. /telegrafi
Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…
Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…
“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…
Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…
Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…