DPMNE nuk ka mbështetur asnjë vendim shtetëror deri më tani – thonë nga LSDM-ja në pushtet, duke kërkuar vazhdimin e bisedimeve për ndryshimet kushtetuese. Me këtë, sipas partisë së Kovaçevskit, VMRO-ja e Mickoskit ka mundësintë të bëjë diçka për vendin, përcjell KlanM.
“Ata ishin kundër anëtarësimit në NATO, kundër Marrëveshjes me Greqinë, nuk mbështetën vazhdimin e negociatave me Bashkimin Evropian, madje nuk votuan as Marrëveshjen FRONTEX. DPMNE-Levica janë partitë e vetme në vend që janë kundër Rezolutës së Bundestagut gjerman për njohjen e gjuhës, identitetit dhe kulturës maqedonase. Tashmë është koha që DPMNE të mendojë dhe të tregojë një herë shtetësi. Pas afrimit të pikëpamjeve në mbledhjen e fundit të kryesisë, duhet të vazhdojë dialogu për ndryshimet kushtetuese”, thuhet në reagimin e LSDM-së.
Nga kjo parti, thonë se përmes dialogut, mund të merret vendimi për ndryshimet kushtetuese, duke siguruar kështu vazhdimin e rrugës evropiane drejt anëtarësimit të plotë./KlanMacedonia
Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…
Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…
“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…
Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…
Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…