Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, sot në mëngjes ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin e ri të Republikës së Bullgarisë, Nikollai Denkov, njoftojnë nga shtypi i qeverisë.
Kryeministri Kovaçevski, thuhet në njoftim, e uroi kryeministrin bullgar Denkov për mandatin e tij dhe i uroi Qeverisë së sapozgjedhur që ai të udhëheqë punë të suksesshme.
“Në bisedë u shpreh pritshmëria e të dyja palëve, për bashkëpunim të mirë ndërqeveritar, në interes të qytetarëve dhe marrëdhënieve të mira fqinjësore.
Ata diskutuan për rëndësinë e promovimit të retorikës pozitive që kontribuon në besimin reciprok, si dhe vazhdimin e dinamikës në agjendën dypalëshe dhe takimet mes ministrave në qeveri që do të kontribuojnë në arritjen e rezultateve konkrete dhe të dukshme për qytetarët.
Vlerësimi i përbashkët është se nevojitet një qasje konstruktive dhe bashkëpunim i mëtutjeshëm, për të cilin të dy kryeministrat kanë besim se këtë e presin qytetarët e Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, si dhe rajoni, Bashkimi Evropian dhe partnerët ndërkombëtarë”, shtojnë nga atje./Telegrafi/
Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…
Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…
“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…
Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…
Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…