Categories: MAQEDONI

Ja kur do të nis pagesa e pensioneve për muajin qershor…

Qeveria e RMV-së në seancën e djeshme e shqyrtoi dhe miratoi Informacionin për pagesën e pensioneve për muajin qershor të vitit 2023, me të cilin Fondi i sigurimeve pensionale dhe invalidore të Maqedonisë së Veriut është i obliguar që të dhënat për pensionet t’ua dorëzojë bankave komerciale, jo më vonë se 26 qershor.

Shërbimi për shtyp i Qeverisë bëri të ditur se u ka rekomanduar bankave komerciale të sigurojnë që pensionistët të mund të disponojnë pensionet e qershorit përmes rrjetit të ATM-ve dhe në rrjetin tregtar nga data 27 qershor 2023.

“Rekomandohet që bankat afariste, përmes filialeve dhe ekspoziturave të bankave, të sigurojnë pagesën me para të gatshme të pensioneve për klientët që nuk përdorin kartela, në katër grupe, sipas vlerës së pensionit, përkatësisht: për pensionet me shumë deri 11.000 denarë, pagesa të kryhet me 27.06,2023 (e martë): për pensionet prej 11,001 – 14.000 denarë, pagesa të kryhet më 28.06.2023 (e mërkurë): për pensionet 14,001 denarë – 18,000 denarë pagesa të kryhet më 29.06.2023 (e enjte) dhe për pensionet me shumë se 18,001 denarë, pagesa të kryhet më 30.06.2023 (e premte)”, thuhet në njoftimin e shërbimit për shtyp të Qeverisë.

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago