Categories: BOTA

E tmerrshme! Si i rreshtoi e më pas i vrau babai tre fëmijët e tij në SHBA

Ngjarja e rëndë kur një baba ka rreshtuar tre djemtë e tij dhe i ka ekzekutuar, ka tronditur gjithë Ohajon në SHBA.

Fëmijët që u vranë me gjakftohtësi nga babai i tyre ishin të moshës 7,4 dhe 3 vjeç.

Chad Doerman u arrestua menjëherë pas krimit të enjten e kaluar dhe po mbahet në burgun e qarkut Clermont. Të premten, kur doli në gjykatë, 32-vjeçari shpërtheu në lot teksa prokurorët përshkruan tmerrin që ndodhi në shtëpinë e tij, kur rreshtoi tre djemtë e tij të vegjël dhe i ekzekutoi.

“Në një akt mizorie të papërshkrueshme, babai që qëndron para jush rreshtoi tre djemtë e vegjël dhe i ekzekutoi në shtëpinë e tij me pushkë. Dihet se njëri nga djemtë arriti të shpëtonte dhe vrapoi në një fushë afër shtëpisë. Ai e tërhoqi zvarrë djalin në shtëpi dhe e ekzekutoi para dëshmitarëve”, tha Prokurori i Qarkut David Gast në gjykatë, e cila vendosi lirimin me kusht të burrit për 20 milionë dollarë.

Duke i quajtur vrasjet e djemve si “veprimi më i keq kriminal” që ka parë në karrierën e tij, Gast shpjegoi se nëna 34-vjeçare u përpoq të shpëtonte fëmijët e saj duke i rrëmbyer armën 32-vjeçarit, i cili e qëlloi atë në krah. Sipas të njëjtit prokuror, Doerman pranoi veprimet e tij, të cilat duket se ishin të paramenduara, megjithëse motivet e tij të sakta mbeten të panjohura për momentin.

Mediat ndërkombëtare raportojnë se njerka e burrit ka mundur t’i shpëtojë masakrës, e cila ka ikur me vrap duke i kërkuar fqinjëve të thërrisnin policinë. Pak kohë më vonë departamenti lokal mori një telefonatë ndoshta nga nëna e djemve dhe një makinë patrullimi u dërgua në vendngjarje.

Në videon e publikuar pas arrestimit të 32-vjeçarit, ai shihet i qetë me armën pranë tij në shkallët e shtëpisë. Policia e arreston ndërsa qentë e tij lehin fort. Në sfond dëgjohet një grua duke qarë dhe duke bërtitur, e cila ndoshta është nëna e djemve të vdekur.

Babai 59-vjeçar i vrasësit të fëmijëve tha për New York Post se ai dhe gruaja e tij po përpiqen të kuptojnë sesi djali i tyre kreu këtë krim të tmerrshëm, por fatkeqësisht “nuk kanë përgjigje”.

“Kishte diçka në jetën e tij që ai nuk mund ta përballonte më. Unë nuk mund të flas me të, nuk më lënë ta shoh, kështu që nuk di çfarë t’ju them. Me siguri më ka fshehur shumë gjëra”, tha babai i 32-vjeçarit Keith Doerman.

Disa ditë para masakrës në shtëpinë e tij, Chad Doerman kishte ndryshuar foton e tij në Facebook ku shihet me djemtë e tij. Postimet e tij me djemtë ishin të shpeshta kohët e fundit, ku të gjithë shihen të buzëqeshur.

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago