Categories: MAQEDONI

Shaqiri: Po vijon pa probleme procesi i regjistrimit online në shkollë të mesme

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri ka pritur në zyrën e tij disa semimaturantë, të cilët në zyrat e ministrisë që ai drejton kanë realizuar procesin e regjistrimit online në shkollë të mesme.

Ai përmes kësaj ka përcjellur mesazhin e efikasitetit kësaj mënyre të aplikimit përmes e-uslugi.mon.gov.mk duke dëshmuar që aplikimi është i lehtë dhe sistemi funksionon në mënyrë të përkryer.

Ministri Shaqiri inkurajon të gjithë semimaturantët të përdorin këtë mënyrë të regjistrimit në drejtimin e preferuar dhe ju ka uruar suksese të gjithë nxënësve në realizimin e aspiratave të tyre arsimore.

“Ishte kënaqësi të përkrah disa semimaturantë nga zyrat e Ministrisë së arsimit dhe shkencës të bëjnë regjistrimin e tyre online në shkollë të mesme. Tre nxënës aplikuan në drejtime profesionale kurse dy të tjerë në drejtimin e përgjithshëm. Dua tju inkurajoj të gjithë juve nxënës të dashur, të aplikoni në shkollën e mesme të cilën e keni përzgjedhur përmes e-uslugi.mon.gov.mk, proces ky i cili do tju kursej kohë duke ju dhënë informatën se i plotësoni kushtet për tu regjistruar në shkollën e përzgjedhur apo jo, që më pas të mendoni alternativa tjera. Nxënësit u vërtetuan që aplikimi është i lehtë dhe sistemi funksionon në mënyrë të përkryer. Por, meqenëse secili nxënës është I rëndësishëm për ne, në rast se hasni në vështirësi, lirisht mund të paraqiteni në numrat për përkrahje të cilat janë në web faqe. Ju uroj suksese nga zemra, me porosinë që kudo që të regjistroheni të përkushtoheni maksimalisht sepse ju nesër do të vazhdoni të ndërtoni shtetin aty ku ne do ta lëmë. Suksese!” – ka shkruar ministri Shaqiri në lidhje me takimin e realizuar në faqen e tij në rrjetin social Facebook.

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago