Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, ka thënë se nuk kanë vendosur ndonjë afat kohor të caktuar për mbajtjen e zgjedhjeve elektorale në komunat veriore të vendit, pas zhvillimeve të fundit.
Ai, në një intervistë me Ilva Tare, ka deklaruar se për mbajtjen e zgjedhjeve duhet të ketë një vullnet politik.
“Nuk ka afat sepse gjithçka varet nga vullneti politik, ne vërtet besojmë se duhet të bëjmë thirrje që zgjedhjet të mbahen sa më shpejt që është e mundur”.
“Sigurisht që ka procedura kushtetuese që duhet të respektohen, që kryetarët e komunave të japin dorëheqjen apo të shkarkohen përmes referendumeve lokale dhe për këtë duhet rënë dakord”.
“Askush nuk dëshiron një zgjidhje jashtë kornizës ligjore të Kosovës, por për momentin nuk kemi parë vullnet politik për të vazhduar me zgjedhje”, ka thënë Lajçak.
Po ashtu, ai ka dënuar të gjitha sulmet që janë bërë ndaj gazetarëve, ushtarëve të KFOR-it, pjesëtarëve të Policisë së Kosovës derisa serbët kanë protestuar në veri.
Ndër tjera, ai ka theksuar se të dyshuarit për këto sulme dhe incidente të shkaktuara duhet të dalin para drejtësisë./Klankosova.tv
Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…
Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…
“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…
Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…
Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…