Categories: RAJON

Vuçiq s’jep shenja për lirimin e tre policëve

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq në një konferencë për media nuk ka dhënë shenja për lirimin e tre policëve të Kosovës, duke thenë se njësitë serbe që i kapën ata nuk e kanë kaluar kufirin.

Vuçiq ka thënë se me policët kosovarë do të merren organet e drejtësisë serbe.

Kreu i shtetit serb ka dalë në një konferencë për media pas thirrjeve të mbrëmshme nga Uashingtoni për lirim të pakushtëzuar të tre policëve pasi ata po mbahen me akuza të rreme.

Presidenti serb në konferencën rreth një orëshe ka kërkuar lirimin e serbëve që Policia e Kosovës i ka arrestuar në Veri ditëve të fundit. Ai ka thënë se ky është kusht për vazhdimin e dialogut ndërsa sa i përket ftesës së Borell për takim urgjent gjatë javës së ardhshme ka theksuar se nuk ka vendosur ende.

“Ende s’kam vendosur se a do të marrë pjesë në një takim të tillë teknik, do të jetë vendim taktik i Serbisë” ka thënë Vuçiq.

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago