Categories: BOTA

Njihuni me vajzën me sindromin Down që mësoi Kuranin

Rawan Dweik, një vajzë nga Jordania, u bë personi i parë me sindromën Down që mësoi përmendësh Kuranin. Përkatësisht, nëna e saj Awatar Jaber ka treguar për mediat e huaja se si Dveik ia ka arritur këtij qëllimi.

– Rawan, e cila vuan nga një gjendje që do ta ndjekë gjatë gjithë jetës, vazhdon të thotë: “Kurani është jeta ime”. Kur e linda dhe kuptova se kishte sindromën Down, si çdo nënë, u pikëllova dhe u mërzita, por e doja shumë dhe iu betova Zotit që do t’i mësoja Kuranin. Rawan është shumë e zgjuar dhe kur ndjeu inteligjencën e saj filloi të mësonte suret më të shkurtra dhe i mësoi përmendësh shumë shpejt. E regjistrova në shkollë kur ishte 6 vjeç. I mësova rregullat e intonacionit, e mora me vete në qendrën Prime Time Zone me sindromën Down. Mësuesja më tha më pas se ajo mësoi një pjesë të sures el Baqrah. Shkoi në shkollë deri në klasën e 7-të dhe më pas e ndërpreu shkollimin me dëshirën e saj.

Për mënyrën e të kujtuarit, nëna e saj thotë se Rawan e mbante mend përmes shkrimit.

-Ajo e mësoi përmendësh suren Bekare me shkrim brenda një viti e gjysmë, e kaloi provimin dhe kur doli, bëri sexhde. Rawan vazhdoi të studionte Kuranin. Ajo zgjati 7 vite dhe ajo e përfundoi më 29, ditën e fundit të Ramazanit të këtij viti.

Shqiptimi i saj i saktë e ndihmoi atë të kujtonte.

“Fjalët e mia nuk ndryshojnë nga ajo, si i shqiptoj unë, ajo i shqipton, mësimi i saj përmendësh i Kuranit është bujaria e Zotit, nuk e kam vonuar Rajanin në asgjë, i kam dhënë gjithçka. Interesimi im për të ishte motivi i saj”, tha Jaber. (indeks.mk)

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago